Këto janë ushqimet që mbrojnë shikimin
Karrota : Karrota është shumë e pasur në vitamina dhe minerale që ndihmojnë shëndetin e syrit. Përbërësi i saj kryesor beta-karoteni , ndihmon retinën dhe pjesët e tjera të syrit të funskionojnë sa më mirë.
Sallata jeshile : Sallata jeshile është e pasur me dy antioksidantë shumë të fuqishëm : luteinën dhe zeaksantinën. Konsumi i saj ul mundësinë e shfaqjes së kataraktit të syrit dhe çrregullimit makular të retinës.
Vezët : E verdha e vezës është shumë e këshillueshmë për të gjithë ata që duan të kenë sy të mprehtë si shqiponjë. Ajo është shumë e pasur në zink dhe parandalon zhvillimin e glaukomës. Glaukoma është një sëmundje progresive e nervit optik, e cila nëse lihet pa u kuruar, shkakton humbje të shikimit.
Toni, salmoni, skombri dhe açuget janë disa nga llojet e peshqve që duhet të konsumoni sa më shpesh. Ata janë të pasur me DHA, një acid yndyror që gjendet në retinë dhe ndihmon në përmirësimin e shikimit.
Bajamet : Konsumimi i pesë deri në gjashtë bajameve në ditë pengon shfaqjen e inlfmacionit të indeve përreth syrit dhe kapakëve të tyre.
Agrumet dhe frutat e pyllit : Mandarina, portokalli, qitroja, limoni, boronicat, manaferrat etj etj janë aleatët më të mirë për sytë tuaj. Ato përmbajnë vitaminë A, C, E, potasium dhe kalcium. Të gjithë këta përbërës ndihmojnë shikimin tuaj.