Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë?

Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë?

Sot orizi konsiderohet si një nga kulturat më të vjetra të kultivuara, ndërsa pas grurit është ndër drithërat e përhapura më së shumti.

Njeriu perëndimor me siguri nuk ka mendim të tillë, për ç’arsye shumica e orizit mbetet aty ku edhe kultivohet me shumicë, do të thotë në vendet me më shumë banorë në botë, dhe shumë pak mbetet për eksport. Siç edhe mund t’ia qëlloni, bëhet fjalë për Indinë dhe Kinën.

Kinezët e vjetër kanë filluar ta kultivojnë orizin qysh para 6000 vjetësh. Në truallin e Indisë dhe të Kinës ende sot mund të gjenden paraardhësit e tij të egër, prandaj këto dy shtete konsiderohen si atdheu i lashtë i orizit.

Nga ky rajon është transportuar në Siri dhe Afrikën Lindore. Në Evropë për orizin është ditur që nga shekulli i 4-të para Krishtit, në kohën e Aleksandrit të Madh, por megjithatë, ka filluar të kultivohet vetëm në shekullin e 8-të, transmeton Koha.net. Në Amerikë nga Evropa është transportuar në shekullin e 17-të, ndërsa emri i tij latin është Oryza.

Bima e cila gjatë historisë ka ushqyer një pjesë të madhe të njerëzimit, për popujt e Lindjes së Largët vlen sa ari, por besoni apo jo, për kinezët e vjetër ka shërbyer edhe për krejt diçka tjetër.

Shkencëtarët në Universitetin Zheijang në Kinën Lindore kanë konstatuar që një përzierje e orizit ngjitës dhe gëlqeres është përdorur për t’u ndërtuar muri kinez. I rindërtuar dhe restauruar pjesërisht në kohën e dinastisë Ming, para 600 vjetësh, ky ndërtim i gjatë 2.450 kilometra ende edhe sot qëndron kryesisht i padëmtuar. Fugat janë aq të forta sa që as bari i keq nuk del nga ai. Përzierjen e orizit dhe të gëlqeres ndërtuesit kinezë e kanë përdorur qysh para 1500 vjetësh, për të ndërtuar objektet rezistuese nga tërmetet dhe katastrofat e tjera natyrore. Me të vërtetë kualitet i një superushqimi!

Shërimi me oriz

Pasi që ka efekt shumë të mirë në enët e gjakut, konsumimi i orizit mund të na ndihmojë në një varg vështirësish siç janë qarkullimi i gjakut, puna e zemrës, si dhe te rregullimi i tensionit të lartë dhe të ulët.

Përveç tek problemet e sipërpërmendura, orizi po ashtu përshpejton tretjen, sekretimin e urinës dhe acidit të urinës. Në shekullin e 15-të është rekomanduar tek anemia dhe sëmundjet e stomakut, zorrëve dhe veshkave, ndërsa në kopshtet e manastireve është kultivuar si bimë shëruese. Në disa spitale në Amerikë dieta me oriz përdoret si terapi te tensioni i lartë dhe te sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Llojet e orizit

Sot dallojmë tri lloje të orizit, dhe ato janë: orizi natyror i paqëruar, orizi i qëruar i palëmuar dhe orizi i qëruar i lëmuar.

Orizi natyral i paqëruar mund të jetë orizi i egër ose orizi ngjyrë kafe. Orizi i egër zakonisht hahet në kombinim me llojet e tjera të orizit dhe i duhet më shumë kohë për t’u zier, sepse përmban shtresë të fortë sipërfaqësore. Orizi integral ngjyrë kafe dhe orizi ngjyrë kafe i përpunuar me avull janë më shijshmit dhe kanë vlerën më të lartë ushqyese, transmeton Koha.net. Hiqet vetëm shtresa e jashtme e cila në parim është e patretshme (orizi i përpunuar me avull shkurtimisht është i përpunuar me avull, që të forcohet kokrra), ndërsa lëvozhga mbetet. Këto superushqime përmbajnë enzime, minerale, oligoelemente, vitamina, acide yndyrore, fibra celuloze të cilat përshpejtojnë tretjen, proteina me vlera të larta biologjike.

Orizin e bardhë të qëruar, të lëmuar apo të palëmuar mund ta gjejmë në më shumë forma, për shembull, si gjysmë të rafinuar, të rafinuar, të përpunuar me avull, instant… Megjithatë, problemi te orizi i bardhë është që me qërimin dhe lëmimin është hequr pjesa që vlen më së shumti, dhe ajo është lëvozhga.

Orizi i qëruar është pak a shumë i pavlefshëm për organizmin, përbëhet kryesisht nga niseshteja, ndërsa materiet minerale, proteinat, vitaminat dhe fibrat gati as nuk i ka.

Duke konsumuar orizin e bardhë të qëruar organizmi tendoset edhe më shumë për të tretur diçka që nuk e mbështet energjikisht.

 

 

Shpërndaje në: