Simptomat e sulmit në zemër që ndodhin vetëm tek gratë

Simptomat e sulmit në zemër që ndodhin vetëm tek gratë

Sulmi në zemër është shkaktari kryesor i vdekjes së hershme, sipas rezultateve të Organizatës Botëerore të Shëndetit.

Trupi, përpara se zemra të pësojë atak kardiak (sulm), merr sinajle, të cilat mund të jenë tek ndryshme në përjetim tek femrat, transmeton lajmi.net.

Bright Side ka radhitur pesë prej simptomave më të zakonshme që përjetohen përpara se një grua të goditet nga sulmi në zemër. Shenjat janë sikundër vijojnë:

Dhimbjet në qafë, shpinë, nofull dhe krahë

Dhimbjet në këto pjesë të trupit mund të jenë progresive, të bezdisshme, akute ose të papritura. Si pasojë e dhimbjeve, ju mund të zgjoheni edhe në mes të natës.

Dhimbje të mprehta në bark

Kjo shenjë e sulmit në zemër mund të ngatërrohet edhe me shenja helmimi ose gripi. Andaj, është e rrugës të këshilloheni me ndonjë mjek në rast të përjetimit të dhimbjes në këtë zonë trupore.

Djersë të ftohta

Kjo është vetëm një simptomë tjetër e zakonshme tek gratë. Shpeshherë, ajo ngatërrohet me stresin. Kështu që nëse nuk keni pasur simptoma të ngjashme me parë, konsultohuni me mjekun.

Pengesë në frymëmarrje dhe marramendje

Pengesat e frymëmarrjes pa ndonjë arsye të dukshme janë simptomë e qartë e një sulmi në zemër tek gratë, veçanërisht nëse shoqërohet me një simptomë tjetër të lartcekur.

Dhimbja dhe presioni në gjoks

Dhimbjet, sikleti, djegia apo ndjenja e presionit në gjoks janë të gjitha simptoma që manifestohen tek dy gjinitë në momentin e sulmit në zemër. Megjithatë, disa gra përjetojnë dhimbje jo në anën e majtë të gjoksit, por në të gjithë zonën.

Nëse dhimbja ose presioni nuk reduktoheto brenda disa minutave, vizitoni menjëherë kujdesin shëndetësor.

Shpërndaje në: