Sekretet dhe truket që përdorin sallonet e bukurisë
Kujdesi ndaj flokëve të ngjyrosur.
Vera, është vajza që ka ëndërruar të ishte stiliste e flokëve, ajo kur ishte e vogël vizitonte sallonin e tezës. Tani ajo do të na tregojë sekretet për të mbajtur flokë perfekte dhe të shëndetshme, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Disa nga këshillat që ajo u jep klientëve të saj janë: lani flokët dy herë, përdorni balsamin për flokë para vendosjes së maskës, mos i thani flokët menjëherë pas larjes, drejtoni flokët tuja vetëm më krehër për flokë.
Flokët e bardhë bëhen të verdha shumë shpejtë dhe këto janë gabimet që bëjnë femrat. Edhe kur flokët janë të thara duhet patjetër të përdorim krem për mbrojtje, edhe në qoftë se i terim me tharëse flokësh.
Përdorimi i maskave dhe shamponave për flokët mund të shkaktojë rënien e flokëve të ngjyrosur. Gjithashtu larja e flokëve me ujë të nxehtë dëmton flokun.
Lëmimi i flokëve ishte një ndër procedurat më të popullarizuara të vitit 2019 por për mendimin e Verës nuk është e preferuar për flokët.
Përdorimi i shamponave ka rëndësi të madhe tek floku. Shamponat e zakonshëm mundësojnë vetëm larjen e flokut, kurse shamponat profesional ndihmojnë në përmirësimin e rrënjës dhe ushqimin e flokut.