Humbi vajzën dhe burrin, reagon për herë të parë gruaja e Kobe Bryant
Vdekja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij në një aksident ajror shokoi mbarë botën. Bashkëshortja e Kobes,Vanessa Bryant reagoi për herë të parë në një mesazh të gjatë në Instagram.
“Vajzat e mia edhe unë duam të falenderojmë miliona e njerëz që shfaqën mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj kohe të tmerrshme. Faleminderit të gjithë lutësve. Padyshim që ne kishim nevojë për to.
Ne jemi totalisht të shkatërruar nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobe, babait të mrekullueshëm të fëmijëve tanë; dhe më të bukurën dhe të ëmblën Gianna, vajzën e dashur, dhe të mrekullueshme si dhe motrën e mrekullueshmë të Natalia, Bianka, and Capri”- shkruan Vannesa Bryant.
Ajo në shkrim ngushëllon edhe familjarët e 7 viktimave të tjera të aksidentit.