Parkinson mund të fillojë para lindjes
Personat që zhvillojnë Parkinsonin para moshës 50 vjeç mund të kenë lindur me qeliza të dëmtuara të trurit, ka gjetur një studim i ri.
Parkinson ndodh kur neuronet në tru që bëjnë dopaminën – substancë që ndihmon koordinimin e lëvizjes së muskujve – dëmtohen ose vdesin.
Simptomat e saj, të cilat përkeqësohen në mënyrë progresive me kalimin e kohës, përfshijnë ngadalësimin e lëvizjes, muskujt e ngurtë, dridhjet dhe humbjen e ekuilibrit.
Deri më tani kjo gjendje nuk ka kurë.
Tani, sipas hulumtimeve të reja nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Kaliforni, duket se njerëzit që zhvillojnë sëmundjen para se të arrijnë moshën 50 vjeçare mund të kenë lindur me qeliza të çrregulluara të trurit që nuk janë vërejtur për dekada.
Të paktën 500,000 njerëz diagnostifikohen me Parkinson në SHBA çdo vit dhe megjithëse shumica janë të moshës 60 vjeçare ose më të vjetër, rreth 10 përqind janë të moshës 21 deri në 50 vjeç.
“Ky hulumtim i ri interesant siguron shpresë se një ditë mund të jemi në gjendje të zbulojmë dhe të ndërmarrim veprime të hershme për të parandaluar këtë sëmundje tek individët në rrezik”, tha bashkëautori i hulumtimit Dr Michele Tagliati.