Kërkohet ndalimi i testeve për zbulimin e gjinisë
Duhet të ndalohet përdorimi i testeve për përcaktimin e gjinisë së foshnjës në fazat e para të shtatzënisë për prindërit e ardhshëm. Kjo kërkesë është bërë pas shqetësimeve të ngritura se këto teste po çojnë në abortimin e vajzave.
Testi prenatal jo-invaziv është një teknikë e përdorur për të identifikuar defektet gjenetike, si sindroma Down, por shumë njerëz e përdorin atë edhe për të identifikuar gjininë e bebes.
Kjo teknikë mund të përdoret për të përcaktuar gjininë, edhe pse mjekët nuk duhet ta ndajnë këtë informacion me prindërit. Klinikat private gjithashtu e ofrojnë këtë test dhe e ndajnë informacionin mbi gjininë e fëmijës me prindërit.
“Testet prenatale jo-invazive duhet të përdoren vetëm për qëllimin e synuar, për të identifikuar defektet gjenetike, si sindroma Down. Qeveria duhet të bëjë kontrollet e duhura për kufizimin e kësaj praktike shfrytëzuese”,- deklaron Deputetja e Partisë Labour në Britani, Naz Shah.
Janë ngritur shqetësimet që shumë njerëz mund të zgjedhin t’i japin fund shtatzënisë për shkak të gjinisë së fetusit.