Të gjitha qytetet me Wi-Fi pa pagesë
Mbështetja e iniciativës u pasua për më pak se tre muaj pasi Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker zbuloi planin sipas të cilit organet e pushtetit lokal në BE do t’u ofrojnë qytetarëve në qytete dhe fshatra qasje të lirë në rrjetet Wi-Fi, raporton portali kroat Jutarnji List.
Vauçerët do të jepen sipas radhës së aplikimit, kështu që kryetarët e komunave dhe kryetarët e qyteteve duhet të jenë të përgatitur për të reaguar sa më shpejt kur procesi i aplikimit jë jetë i hapur. Kush e merr vauçerin, me të do të jetë në gjendje të blejë dhe instalojë paisje të avancuara për rrjetet lokale të pikave të qasjes në internet pa tel.
Organet e autoriteteve publike lokale që duan të ofrojnë lidhje falas të internetit pa tel, në zonat ku ende nuk ka ofrues të tillë publikë apo private, do të jenë në gjendje të aplikojnë për financim përmes një procedure të thjeshtë dhe jo burokratike, thotë Komisioni.
Për periudhën nga 2017 deri në 2019, janë caktuar fondet në vlerë prej 120 milionë euro. Komisioni vlerëson se përfitues të programit do të jenë të paktën gjashtë deri në tetë mijë komunitetet lokale.