Vitet janë veç numra për Pamela Anderson

Vitet janë veç numra për Pamela Anderson

Pamela Anderson ka publikuar fotografitë e para me bashkëshortin, Jon Peters, me të cilin bëri një ceremoni sekrete në fillim të kësaj jave.

Bukuroshja bionde rrezaton teksa shfaqet kokë me kokë me 74-vjeçarin, i cili mbante syze dielli dhe nuk buzëqesh.

Dyshja ka një histori të veçantë, pasi ata kanë qenë të lidhur 30 vite më parë.

Madje Peters në atë kohë i propozoi për martesë aktores së famshme, por ajo e refuzoi.

“Çifti i lumtur”, shkruan 52-vjeçarja krahas fotos, duke vendosur edhe emoji zemre.

Gjithashtu Pamela ka postuar edhe një imazh të vitit 1989, në kohën kur kanë qenë të dashuruar.

Krahas kësaj foto ajo shkruan e lumtur: “Pamela Peters”.

Shpërndaje në: