Orinda Huta thyeu rregullat, dorëzohet në polici

Orinda Huta thyeu rregullat, dorëzohet në polici

Orinda Huta ishte së fundmi në një udhëtim në Abu Dabi me programin “Check in”, nga Albana Nanaj. Teksa filmonin në kryqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Orinda me Albanën dhe stafin kanë përfunduar në polici.

Abu Dabi është një vend me rregulla strikte, ku një ndër to është ndalimi i filmimit të ndërtesave të Emirit të Abu Dabit dhe presidentit të Emirateve të Bashkuara. Një makinë e familjes mbretërore i kishin parë teksa xhironin rrugën përbri rezidencës mbretërore dhe dërguan lajm që stafi i emisionit të paraqitej në polici për të verifikuar çfarë kishin xhiruar.

Nga rajoni i policisë, Orinda kishte bërë një video ku shprehej e dëshpëruar për këtë që kishte ndodhur. Dy moderatoret dhe stafi kishin qëndruar 4 orë në rajon dhe më pas ishin lënë të lirë.

Shpërndaje në: