Pamela u martua për të pestën herë, ish-burri i saj habit me reagimin kur e kuptoi lajmin
Mësohet se çfarë bëri ish-bashkëshorti i Pamelës kur e kuptoi lajmin.
Pamela Anderson është martuar për të pestën herë, kësaj radhe me producentin Jon Peters, shkruan TMZ.
Aktorja dhe producenti i “A Star is Born”, (versionet e vitit 1976 dhe 2018) dhe “Flashdance” u martuan me një ceremoni private në Malibu.
Urime kanë qenë të shumta por nuk u prit ai i ish-bashkëshortit të saj. Mediat e huaja shkruajnë se bateristi Motley Crue Tommy Lee, ka uruar aktoren me fjalët më të ngrohta. Ai ka treguar se dëshiron shumë që Pamela të ketë rigjetur dashurinë.
Kujtjojmë se dyshja patën një martesë që zgjati për tre vite. Ata kanë dy djem bashkë, Brandon Thomas Lee, 23 vjeç, dhe Dylan Jagger Lee, 21. Pas tre vitesh martesë erdhi divorci.