Trupi ju paralajmëron një muaj përpara për sulm në zemër, ja simptomat
Më poshtë, janë disa nga këto shenja paralajmëruese.
Presioni në gjoks është një nga këto shenja të cilat mund të jenë indikator se ju mund të pësoni një sulm në zemër.
Frymëmarrja e reduktuar gjithashtu llogaritet si një tjetër paralajmërim për një sulm të mundshëm.
Simptomat e ftohjes dhe gripit janë dy shenja tjera. Edhe pse atyre rrallë herë u kushtohet rëndësi duke u konsideruar vetëm si një ftohje ose grip i mundshëm, ato mund të jenë shenja të një sulmi në zemër.
Djersitje dhe marramendje. Sa herë që ballafaqoheni me këto simptoma, është mirë që të konsultoheni me një mjek për të parë nëse këto janë shenja të mundshme të sulmit në zemër.
Lodhja dhe plogështia gjithashtu mund të konsiderohen si shenja të mundshme.