Duhet të shihni aksesorët 9 milionë$ të Jennifer Lopez

Duhet të shihni aksesorët 9 milionë$ të Jennifer Lopez

Do flasim për bizhuteritë që mbante në SAG Awards!

Në fakt, kur themi bizhu, ia ulim shumë vlerën sepse Jennifer e shoqëroi fustanin e saj shumë sensual, me diamantë që kushtojnë rreth 9 milionë dollarë! Varësja, vathët, byrzylyku dhe unaza, plot 9 milion$!

Sipas Us Weekly, të gjithë aksesorët që Jennifer kishte vendosur ishin diamantë, por gjëja më me vlerë ndodhej në qafën e saj! Varësja, 73.55 karat diamand!

Ah dhe le të mos harrojmë unazën e fejesës që mbante në dorë, dhuratë nga Alex Rodriguez, që kushton rreth, 1.4 milion dollarë.

Me një përllogaritje të shpejtë, vetëm me një nga diamantët e Lopez-it ne dhe ju projektonim të ardhmen në 5 minuta.

Shpërndaje në: