Nga tiroidet deri tek sistemi tretës; 8 arsye përse tërshërën duhet ta konsumoni çdo ditë gjatë stinës së dimrit
Tërshëra e njohur ndryshe si mbretëresha e drithërave është një ushqim që konsumohet prej afro 4000 vjetësh. Në Antikitet konsiderohej si një ushqim për të varfrit, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për epokën e tanishme. Tërshëra është pjesë e regjimit ushqimor të miliona njerëzve pavarësisht statusit të tyre socio-ekonomik. Ajo është e pasur me proteina,yndyra të pangopura, vitamina dhe shumë ushqyes të rëndësishëm për organizmin. Zbuloni disa nga dobitë e tërshërës.
1. Përmirëson sistemin tretës : Tërshëra përmban shumë fibra të tretshme të cilat përmirësojnë aktivitetin e sistemit tretës.
2. Redukton kolesterolin : Acid linoleik dhe fibrat e tretshme të tërshërës reduktojnë nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit të keq në gjak. Ato parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve si arterioskleroza, infarkti dhe hemorragjia cerebrale.
3. Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak : Konsumi i tërshërës redukton nivelin e sheqerit në gjak, pasi ajo arrin të përthithë glukozën në organizëm.
4. Krijon ndjesinë e ngopjes : Mjekët rekomandojnë një mëngjes me tërshërë për të krijuar ndjesinë e ngopjes.
5. Ndihmon rënien nga pesha : Personat të cilët duan të humbasin disa kilogramë duhet të fillojnë sa më parë tërshërë pasi përbërësit e saj ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe frenojnë urinë.
6. Ndihmon sistemin nervor : Tërshëra përbëhet nga kompleksi i vitaminës B, ky i fundit është shumë i rëndësishëm për sistemin nervor qendror.
7. Parandalon problemet e tiroides : Tërshëra nuk duhet të mungojë kurrë në dietën e personave që vuajnë nga tirodet, sidomos nëse janë të diagnostikuar me hipertiroidizëm.
8. Forcon sistemin imunitar : Tërshëra përmban beta-glukan, një substancë e rëndësishme që ndihmon qelizat imunitare dhe lufton infeksionet.
9. Ka veti diuretike : Duke qenë se tërshëra përmban shumë sicilic arrin të eleminojë acidin urik dhe lëngjet e tjera toksike.