Zbulohet vaksina që ul kolesterolin e keq
Një injeksion dy herë në vit që zvogëlon kolesterolin e keq për të mbrojtur zemrën është zgjidhja e kompanisë NHS me qendër në Britaninë e Madhe, shkruhet në faqen e BBC NEWS.
Miliona njerëz marrin statina ( ilaçe kundër yndyrnave) çdo ditë për të ulur kolesterolin.
Një hap revolucionar në shkallë të gjerë do t’u ofrojë pacientëve NHS një formë të re të ilaçit,duke bërë “heshtjen e gjeneve” nëpërmjet një injeksioni të quajtur “inclisiran”.
Kujtojmë që kolesteroli i keq është një substancë yndyrore në gjak, e prodhuar nga mëlçia, e cila mund të grumbullohet brenda mureve të enëve të gjakut, duke i ngushtuar ato dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru.