Çiti i njohur kosovar akuzohen se e shpikën sëmundjen për like

Çiti i njohur kosovar akuzohen se e shpikën sëmundjen për like

Çifti i cili u bë i njohur për postimet dhe videot e tyre të ndryshme nga përditshmëria në rrjetet sociale, tani jeta po i sfidon në një mënyrë të rëndë.

Lulja dhe Lirimi janë çifti i cili dita-ditës po dëshmojnë dashurinë e tyre, kundër çdo sfide të jetës ata shfaqen edhe më të fortë e bashkuar se kurrë, shkruan “Kosovarja”.

Ka kohë kur çifti e bën të ditur sëmundjen nga e cila vuan Lulja, gjë e cila natyrisht nuk është lehtë e përballueshme.

Por, Lirimi dhe Lulja ditën e djeshme janë prekur dyfish nga sëmundja, kjo pasiqë dikush prej publikut që i përcolli lëvizjet e tyre, i akuzoi se është një ‘farsë’ e tyre, ku e gjitha po bëhet për vëmendje e like.

E natyrisht që në këto momente të rënda që po kalojnë çifti, diçka e tillë ishte e paimagjinueshme, e pakapërdishme që i preku thellë në zemër.

Thjesht çifti janë shumë të tronditur me atë se sa larg e sa pa zemër mund të jetë një njeri i tillë, aq sa sipas asaj që ka postuar Lirimi në instagram Lulja është bërë serisht për spital.

A nuk është e tepërt kjo?

Ndryshe, çifti janë detyrar të bëjnë një video shpjeguese për sëmundjen, të cilën e kanë postuar edhe në youtube.

Shpërndaje në: