‘Bufi’ kërkon t’i mbajë letrat e VV’së e LDK’së: I kisha humbë nja 20 kg
Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu ka ironizuar me situatën politike në Kosovë, ku dy paritë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK e VV, tash e tre muaj pas zgjedhjeve nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.
Spahiu i njohur nga publiku si “Bufi” është ofrua vullnetarit që të të mbajë letrat që së fundmi këto dy parti po dërgojnë në adresë të njëra-tjetrës. Ai ka thënë se në këtë mënyrë do të humbiste të paktën 20 kilogramë nga pesha e tij, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se edhe sot në adresë të LDK-së, ka arritur një letër nga partneri i saj potencial, Lëvizja Vetëvendosje, por që përmbajtja e saj nuk dihet.
https://www.facebook.com/fatmirspahiu.bufi/posts/2626370184138446