Shkolla në Prishtinë rrobat e mbledhura për tërmetin në Shqipëri i mban për vete (Foto)
Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë del se nuk ka dërguar rrobat e mbledhura për në destinacionin ku duhej pas tërmetit shkatërrues në Republikën e Shqipërisë.
Tërmeti i 26 nëntorit ishte shkatërrimtar dhe la mbi 50 të vdekur e mijëra të tjerë pa kulm mbi kokë. Por, del se jo të gjitha ndihmat e mbledhura shkuan në vendin ku duhej të shkonin.
Një qytetar i Prishtinës i ka rrëfyer Periskopit se ka parë disa nga këto rrobat e mbledhura në një kabinet të Gjimnazit Xhevdet Doda të pranishme ende aty.
Nuk dihet se cila është arsyeja e mos-nisjes së tyre për në Shqipëri, e nga të cilat parashihej që të përfitonin banorët që kishin mbetur pa kulm mbi kokë dhe që kishin probleme bazike me kushtet e jetesës.
Po ashtu, nuk dihet nëse drejtuesit e Gjimnazit apo të autoriteteve relevante që mblodhën ndihmat në këtë shkollë do të kthejnë rrobat te qytetarët që i mblodhën. /Periskopi