U tha se është në lidhje me miliarderin indian – reagon Agnesa Vuthaj

U tha se është në lidhje me miliarderin indian – reagon Agnesa Vuthaj

Gjatë ditës së sotme në mediat vendore u përhapë lajmi se bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj, është në lidhje dashurie me miliarderin nga India, Chetaan Sandesara.

Në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë Agnesa, e cila ka pranuar se punon për kompaninë e Sandesaras, por që ka mohuar që është në lidhje dashurie me të.

Këtë ajo e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.

“E vërteta është që punoj për kompaninë miliarddollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikurse edhe me Kryeministrat e Presidentet e Rajonit dhe jo vetëm”, ka shkruar fillimisht ajo.

Më tutje ajo ka thënë se jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, duke thënë se Sandesara për të është familje e dytë.

Përderisa ka treguar që asnjëherë nuk e ka fshehur lidhjen me ta, në fund Vuthaj ka shkruar se nëse do të dëshironte të kishte të dashur miliarder, do ta zgjidhte djalin e Sandesaras.

“Nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma te fjala ime, tek kombësia shqiptare”.

Kujtojmë se Agnesa Vuthaj vazhdon të mbetet njëra nga modelet më të bukura shqiptare si dhe femra më me ndikim në vend.

Shpërndaje në: