Nuk u pagua për episodet e fundit, ‘Xhihan’ hedh në gjyq serialin ‘Fate të kryqëzuara’

Nuk u pagua për episodet e fundit, ‘Xhihan’ hedh në gjyq serialin ‘Fate të kryqëzuara’

Aktori ka hedhur në gjyq serialin i cili ishte shumë i pëlqyer nga të gjithë.

Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya, personazhi kryesor në serialin “Fate të kryqëzuara”, pak kohë më parë hodhi në gjyq kompaninë e serialit “Endemol Medya Produksiyon”, pasi kjo e fundit nuk e kishte paguar për 15 episodet e fundit të filmit.

 

 

Siç mësohet nga mediat turke, Xhihani i ka kërkuar disa herë lekët pranë kompanisë, por nuk ka marrë përgjigje prej saj. Për pasojë, përmes avokatit të tij, aktori ka hedhur në gjyq “Endemol” për mosrespektim të kontratës së nënshkruar në fillim të serialit, transmeton class.

“Endemol Medya Produksiyon” është debitore dhe ndaj shumë aktorëve të tjerë të këtij seriali.

Petekkaya e ka fituar gjyqin dhe gjykata ka vendosur që kompania duhet të paguajë të gjithë aktorët e këtij produksioni, madje edhe kohëzgjatjen e shlyerjes së detyrimit.

Shpërndaje në: