Baba për herë të parë? Ghetto Geasy rrëfen planet
Geti ka folur për planet për t’u bërë baba.
Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ghetto Geasy, tash e disa vite është i martuar me prezantuesen Marina Vjollca.
Shpesh herë është diskutuar se ata do të bëhen prindër për herë të parë. Kështu, reperi Getoar Selimi (emri i vërtetë i Ghetto Geasy), i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko kush Luan” nuk ka hezituar të flasë edhe rreth kësaj pjese.
“Zoti e din por gjithsesi ne jemi gati se jemi te martuar”, u shpreh Geti duke qeshur e duke na lënë të kuptojmë se nuk do të jetë e largët dita kur ai dhe Marina do të bëhen prindër për herë të parë.