“Madame Tussauds” heq figurat prej dylli të Princit Harry dhe Meghan Markle

“Madame Tussauds” heq figurat prej dylli të Princit Harry dhe Meghan Markle

Muzeu i figurave prej dylli në Londër, “Madame Tussauds” ka hequr figurat e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan nga këndi i familjes mbretërore britanike, pas njoftimit se çifti do të heqë dorë nga detyrat mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan të mërkurën se ata synojnë të ndajnë kohën e tyre midis Amerikës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar për të gdhendur një “rol të ri progresiv” duke u larguar nga pozicionet e tyre të larta.

Anëtarët e vjetër të familjes mbretërore janë të zhgënjyer nga vendimi i tyre, tha një burim mbretëror.

“Madame Tussauds”, i cili përmban më shumë se 250 modele dylli të të famshëmve, tha se dy figurat do të shkojnë në një seksion të veçantë, larg nga Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip, Princi Charles, dhe Princi William dhe gruaja e tij Kate.

“Krahas pjesës tjetër të botës, ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese se Duka dhe Dukesha e Sussex do të heqin dorë nga pozicioni i tyre”, tha menaxheri i përgjithshëm Steve Davies.

Ai shtoi në një deklaratë: “Si dy nga figurat tona më të njohura dhe të dashura, ato natyrisht do të mbeten një tipar i rëndësishëm në Madame Tussauds, ndërsa presim të shohim se çfarë kapitulli tjetër është rezervuar për ta”.

Shpërndaje në: