Harta: Agjencia Shtetërore e Shqipërisë e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

Harta: Agjencia Shtetërore e Shqipërisë  e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

Në një hartë të Europës të postuar nga kjo agjenci shtetërore, shihet se mungon shteti i Kosovës. Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të vendit.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Republikën e Shqipërisë. Para ca muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim. Për këtë ishte bërë bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.

Këso gabimi kishte bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në Facebook mungonte shteti i  Kosovës, dhe shfaqej si pjesë e Serbisë. /Express/

 

Shpërndaje në: