Ja përse personat që kanë probleme me fertilitetin duhet të pinë birrë

Ja përse personat që kanë probleme me fertilitetin duhet të pinë birrë

Sipas një studimi të ri, meshkujt që shprehin dëshirën të bëhen baballarë duhet pirë birra, meqë kjo e fundit rritë numrin e spermatozoideve.

Për këtë studim, hulumtuesit italianë kanë anketuar 323 meshkuj për shprehitë e tyre të konsumimit të alkoolit dhe kanë zbuluar se ata që konsumojnë në sasi të moderuar kanë një numër dukshëm më të mirë të spermatozoideve sesa ata që pinë shumë ose nuk pinë fare.

Por, përse konsumuesit e alkoolit e gëzojnë një numër më të madh të spermatozoideve?

Hulumtuesit kanë zbuluar se antioksiduesit e rrushit që gjenden në verë dhe xanthohumoli – përbërës që gjendet në birra – faktikisht mund t’i mbrojnë qelizat nga dëmtimet e ndryshme dhe ta përmirësojnë kualitetin e spermës.

Shpërndaje në: