Cristiano Ronaldo u ftua në dasmën e djaloshit që i mbijetoi cunamit
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, së shpejti mund të jetë në rrugën e tij drejt Indonezisë, pasi u ftua në dasmën e të mbijetuarit nga cunami, Martunis.
22-vjeçari – i cili e konsideron legjendën portugeze si mentorin e tij në jetë – u takua për herë të parë në vitin 2005 me fituesin e pesë herë të Ballon d’Or.
Ronaldo, 34-vjeç, u ndikua aq shumë nga historia e Martunis saqë thuhet se ai ka premtuar se do të paguajë edhe shkollimin e tij, si dhe do ta ndihmojë atë të udhëtonte nëpër Evropë.
Cunami i vitit 2004 mori jetën e mbi 230,000 njerëzve – përfshirë nënën e Martunis dhe dy motrat.
Ai u gjet 21 ditë më vonë i bllokuar në një plazh i veshur me fanellën e Kombëtares Portugeze.
Pasi mësoi historinë e tij, Federata Portugeze e Futbollit dhuroi 34,000 mijë funta për ta ndihmuar atë të rindërtonte shtëpinë e tij, përpara se Ronaldo ta vizitonte në Aceh.
Dyshja janë takuar shumë herë që nga takimi i tyre i parë, teksa takimin e fundit e kishin në muajin gusht në Torino.
Pasi Martunis njoftoi fejesën e tij me të dashurën Sri Wahyuni, ai u pyet nga një mik nëse idhulli i tij do të merrte pjesë në dasmë.
Ai u përgjigj duke thënë: “Inshallah (Me dëshirë të Allahut) ai do të vijë nëse nuk është i zënë”.
Sipas mediave lokale, ende nuk është caktuar asnjë datë për ditën e madhe.
Martunis pothuajse ndoqi hapat e Ronaldos, pasi stërviti me Sporting Lisbonën për një vit në mes 2015-2016.
Por, pasi u ngritën dyshime për talentin e tij, ai përfundimisht u kthye në Aceh në 2017, ku tani po provon fatin e tij si një personalitet i rrjeteve sociale.