Fituesit e Globit të Artë

Fituesit e Globit të Artë

Mbrëmë në Los Anxhelos është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimve Globi i Artë, ku janë përzgjedhur filmat dhe aktorët më të mirë të vitit 2019.

Drama e Sam Mendes fitoi çmimin në kategorinë më të mirë të dramës “1917”, dramë kjo e skenuar me pasion nga regjisori britanik për një episod të Luftës së Parë Botërore, po ashtu Mendes mori edhe nderime të larta si regjisori më i mirë.

Ndërsa në kategorinë e filmave të zhanrit  Komedi dhe Muzikë, ky titull i takoi “Once Upon a Time in Hollywood”. Ndryshe nga ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar, Globi i Artë  e ndau çmimin kryesor në dy kategori, një për një film “serioz” dhe një për një film “më të lehtë”.

Filmi i Tarantinos mori tre mirënjohje. Së bashku me një nga dy çmimet kryesore, aktori më i mirë mbështetës shkoi në Brad Pitt dhe skenari më i mirë për vetë Tarantino.

Një kthim mahnitës ishte ai aktorës Renee Zellweger e cila  fitoi çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e saj bindës të Judy Garland në “Judy”, e cila përshkruan muajt e fundit në jetën e aktores dhe këngëtares që vdiq në 1969.

Siç e kishin pritur shumica e ekspertëve, çmimi i aktorit më të mirë shkoi në Phoenix për përshkrimin e tij të shkëlqyeshëm të një personaliteti të paqëndrueshëm në filmin e diskutueshëm “Joker”, një personazh që alternon midis dhunës, krizave psikologjike dhe pafuqisë.

Derisa aktorja amerikane Awkwafina është ende relativisht e panjohur në skenën ndërkombëtare të filmit. Ajo u bë interpretuesja e parë me prejardhje aziatike që fitoi një Golden Globe për aktoren kryesore më të mirë në kategorinë muzikore ose komedi.

Kënga më e mirë origjinale është shpallur “I’m Gonna Love Me Again,” Rocketman – kompozuar nga  Elton John, dhe me tekst nga Bernie Taupin).

Golden Globe përfshinë një çmim për filmat jo-anglezë. Çmimi  për filmin më të mirë në gjuhën e huaj shkoi në “Parazit” të regjisorit Bong Joon-ho, i cili tashmë kishte fituar Palme d’Or në festivalin e filmit në Kanë.

Çmimin për mini-seritë e mori “Chernobyl”. Mini-seria pesë-episodëshe britaniko-amerikane është një rrëfim bindës i historisë së katastrofës së reaktorit bërthamor në vitin 1986.

Shpërndaje në: