Trondit britanikja e parë në Hapësirë: Alienët ekzistojnë, mund të jenë në mesin tonë

Trondit britanikja e parë në Hapësirë: Alienët ekzistojnë, mund të jenë në mesin tonë

Alienët ekzistojnë dhe është e mundur që të jenë në mesin tonë në tokë, ka thënë britanikja e parë që ka shkuar në hapësirë.

Dr. Helen Sharman i tha Magazinës Observer që jeta jashtë-tokësore ka shumë gjasë të ekzistojë diku në univers.

“Alienët ekzistojnë, nuk ka dy përgjigje për këtë gjë,” tha ajo, duke shtuar se “duhet të ketë shumë lloje të formave të ndryshme të jetës” mes miliarda yjeve, përkthen Periskopi nga BBC.

56 vjeçarja Sharman bëri histori kur udhëthoi në stacionin hapësinor Sovietik Mir në maj të vitit 1991.

Kimistja që aktualisht punon në Kolegjin Imperial në Londër, shtoi se megjithëse alienët mund të mos jenë bërë nga karboni dhe nitrogjeni si njerëzit “është e mundshme që të jenë këtu tash dhe ne thjesht nuk mund t’i shohim”.

Në intervistë ajo po ashtu derdhi frustrimin e saj pasi që mediat po i referoheshin si gruaja e parë britanike në hapësirë, dhe jo thjesht si britanikja e parë. /Periskopi

Shpërndaje në: