Rokeri i njohur dhe djali i tij rrahën një roje sigurie për Vitin e Ri

Rokeri i njohur dhe djali i tij rrahën një roje sigurie për Vitin e Ri

Rod Stewart me siguri mban mend festa më të mira dhe se natën më të hareshme të ndërrimit të motmotit 2020 me siguri se dëshiron të harrojë sa më shpejt.

Policia në Palm Beach e ka akuzuar yllin britanik të zhanrit pop, i cili të premten mbush 75-vjeç dhe djalin e tij 39-vjeçar Sean për dëmtime trupore.

Sipas policisë, të dy ata ishin grindur me një burrë që punonte si roje sigurie në një ndejë private në një vendpushim në Florida të martën mbrëma.

Ata dyshohet se u përpoqën të hyjnë pa ftesa në festë dhe refuzuan kërkesën e rojës së sigurisë për t’u larguar, transmeton KosovaPress.

Rod goditi me grusht rojën e sigurisë, gjë të cilën e konfirmuan dy dëshmitarë.

Policia më vonë raportoi se pamjet e kamerave të mbikëqyrjes tregojnë se Sean dhe Rod Stewart ishin të parët që vepruan në mënyrë agresive.

Të dy ata do të paraqiten në gjykatën e Palm Beach më datën 5 shkurt.

Shpërndaje në: