Dëshmitarja e ngjarjes bën horë Anita Haradinajn: E shave dhe përule e pastaj e hodhe mbi tavolinë
Dëshmitarja Besa Domi ka dhënë versionin e saj lidhur me rrahjen e mbrëmshme në një lokal nate në Prishtinë ku pretendohet se gruaja e Kryeministrit rrahu një qytetare.
Ka thënë se Anita Haradinaj fillimisht e kishte sharë Majlinda Hazirajn e pastaj e ka shtyer.
“Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty”, ka komentuar Domi në denoncimin e Majlinda Hazirit të postuar në FB.
“Anita qasaj shoqes qe ti po i referohesh, kom qene une, e mos u shit shume e randsishme se pike se pari nuk je, e s’dyti mu me njeh shume mire. Une te kom pa me syte e mi gjestin qe e ki bo. Pa fije marre! Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty. Une nuk dashta me qu ferka se nuk kom qef ne “shpija” te huja me bo probleme. E ti si nje 40 vjecare, e gruja e kryeministrit ne ikje ishe dashte pak me qene ma e vemendshme e jo me hup veten e me terrorizu njerz perreth. Nese don me u knaqe vec vet, thirre Florin ne Gllogjan, e bindun jom qe vjen me te knu vec ty”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë se ngjarja ka të bëj me një rrahje të pretenduar ndaj znj.Majlinda Haziraj nga moderatorja e njohur Anita Haradinaj, e cila është edhe gruaja e kryeministrit.
Kjo e fundit nuk e ka mohuar se e ka parë znj.Haziraj por e ka mohuar që e ka dhunuar. Në një prononcim për Periskopin, Haziraj ka ngulmuar në versionin e saj duke thënë se është hedhur mbi tavolinën e mbushur me shishe birrash dhe gota.