Haziraj demanton Anita Haradinajn: Ma vure dorën mbi shpinë dhe më gjuajte mbi tavolinë
Një ngjarje aspak e hijshme dhe aspak e kuptimtë duket se ka ndodhur mbrëmë në një klub nate në Prishtinë, ku e përfshirë del të jetë edhe gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe njëkohshëm moderatorja e njohur, Anita.
Anita Haradinaj Muçaj kundërshtoi pretendimet e Majlinda Hazirajt se ishte dhunuar gjatë ndejës në klubin e Natës. Kjo e fundit deklaroi se ishte shtyrë nga moderatorja e njohur edhe pse fillimisht kishte marrë leje për t’u ulur megjithëse fillimisht viktima nuk shpjegoi në hollësi se si kishte ndodhur ngjarja për Periskopin.
Znj.Haradinaj Muçaj i kujtohet se Haziraj është ulur në tavolinën e saj dhe madje edhe se e ka thirrur edhe një shoqe të ulej aty.
“E qysh je rrëzu e tek je rrëzu unë as nuk e di, as ty nuk po t’njoh” – shkroi gruaja e kryeministrit në detyrë.
Por, Haziraj ka ngulmuar në versionin e saj kësaj here duke dhënë më shumë detaje. Ajo thotë se Anita e ka shtyer me dorën e saj dhe e ka gjuajtur përmbi tavolinën me plot gota e shishe të birrave, ani që nuk dihet motivi i një veprimi të tillë.
Këtë veprim Haziraj pretendon se Haradinaj e ka bërë duke ia vendosur dorën në shpinë fillimisht.
Znj.Haziraj ka ofruar edhe fotografi për të dëshmuar shenjat e mbetura nga dhuna e ushtruar. /Periskopi