Zjarret në Australi, këngëtarja e njohur dhuron 500.000 dollarë
Pink ka dhuruar 500.000 dollarë për shërbimet e urgjencës në Australi, pasi zjarret kanë dalë nga kontrolli.
Ajo lajmin e konfirmoi përmes një postimi në Twitter, shkruan Indeksonline.
“Jam shkatërruar plotësisht teksa shoh se cfarë po ndodh në Australi me zjarret e tmerrshme. Unë premtoj se do ti dhuroj 500.000 dollarë për shërbimet lokale të zjarrit që po luftojnë kaq shumë”, shkroi ajo.
Menjëherë pas kësaj, fansat e falënderuan atë për veprimin që bëri.
Pas zjarreve në Australi, numri i viktimave ka arritur në 23 ndërsa mijëra të tjerë u detyruan t’i lëshojnë shtëpitë.