‘Kemi shumë për të thënë’, Flori dhe Liberta i treguan të gjitha për marrëdhënien e tyre
Vite më parë Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu ishin në një lidhje, por çifti preferoi ta ruanin në mënyrë hermetike. Në vitin 2017 u tha se Flori dhe Liberta janë ndarë ende pa e konfirmuar lidhjen e tyre.
Mirëpo edhe pas ndarjes, dyshja duket se kanë mbetur miq pasi Liberta e ftoi Florin në emisionin e fundvitit “Prive Reality”. Ky ishte një ribashkim i Florit dhe Libertës në ekran dhe që shkoi për mrekulli sepse dyshja treguan se marrëdhënia e tyre është shumë e mirë pas ndarjes.
“Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë!”, tha Liberta gjatë emisionit. Dyshja u përqafuan e kërcyen bashkë duke treguar se kanë mbetur miq.