Gratë zmadhojnë buzët, burrat testikujt. S’ke ç’i bën, e tillë është jeta

Gratë zmadhojnë buzët, burrat testikujt. S’ke ç’i bën, e tillë është jeta

Ah, mjekësia moderne, si na lehtëson jetën me risitë e tua. Trendi më i fundit ama, nuk shëron gripin apo dhimbjen e kokës pas një nate të çmendur, madje s’është as një krem që të jep mollëzat e Heidi Klum. Trendi më i fundit është një filler i cili injektohet në testikuj, për t’i bërë të duken më të mëdhenj.

Sipas Metro UK, burrat i zmadhojnë testikujt duke injektuar të njëjtët fillers që injektohen dhe në fytyrë. Procesi konsiston në injektimin e fillerit në shtresën e hollë nën lëkurën e skrotumit dhe si rrjedhim shkaktohet një rritje në vëllimin total të skrotumit.

Filler – një lëndë e përbërë zakonisht nga acide hialuronike, kolagjen, dhjam ose polimer biosintetik që injektohet në lëkurë për të sheshuar rrudhat apo për të fryrë zona të fytyrës.

Teknikisht, nuk injektojnë fillers në testikuj, por në lëkurën që i rrethon, që me shumë mundësi nuk është shumë e dhimbshme.

Zmadhimi apo manipulimi i testikujve nuk është lajm i ri – mund të realizohet me salinë, që zgjat pak ditë – dhe është një procedurë e zakontë për personat që kanë humbur një testikul si pasojë e kancerit a një dëmtimi. Trendi i fundit ama, zmadhimi i testikujve me fillers, është i ri.

Si çdo procedurë, edhe kjo ka pasoja. Personi që administron fillerin duhet të ketë kujdes në vendosjen e lëndës dhe të ketë parasysh strukturat vaskulare, e të mos i bllokojë me filler. Në të kundërt, pasojat mund të jenë fatale.

Sidoqoftë, fillerat janë thjesht një zgjidhje e përkohshme. Shumë prej tyre i përthith trupi brenda një viti a më pak.

Shpërndaje në: