Apple krijon iPhone të ri pa butona?
iPhone i ri mund të jetë telefoni i parë i Apple, i tëri ekran sipas një raporti nga LetsGoDigital.
Duke ku referuar një raporti nga LetsGoDigital i cili citon një prezantim të kredisë Suisse, Apple po planifikon të lëshojë një telefon pa butona në vitin 2020, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se e gjithë faqja e përparme e pajisjes do jetë e tëri ekran – me ç’rast Apple do të detyrohet të bëjë një sërë ndryshimesh.
Ndër ndryshimet kryesore priten të jenë largimi i njohjes së fytyrës, Face ID dhe zëvendësimi i saj me teknologjinë e gjurmëve të gishtërinjëve në ekran.
Një sensor do të vendoset nën ekranin e pajisjes dhe do të jetë në gjendje të hap telefonin ashtu si butoni aktual i përdoruesit.
Pavarësisht thashethemeve, është e paqartë nëse Apple do të ndërmerr hapin e guximshëm për të hequr Face ID nga telefonat e tij, pasi që ky funksion është bërë i popullarizuar në tërë botën.