Ghetto Geasy: Nëse nuk do të isha reper, do të isha kasap
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë disa vite të martuar, por thuajse asnjëherë nuk dalin nëpër intervista.
Reperi zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale në intervistën e tij për ‘Klanifornia’, ku pyetjet i bënte partnerja e tij Marina.
Aty zbuloi se çfarë i pëlqen më shumë tek ajo dhe çfarë do të bëhej nëse nuk do ishte pjesë e muzikës.
Marina: Të pëlqejnë gatimet e mia?
Geti: Në fillim nuk ka ditur, tani ka filluar të mësojë avash avash.
Marina: Geti është kuzhinier i shkëlqyer. Cilin ushqim unë nuk e fus në gojë.
Geti: Suxhukun.
Marina: Pse nuk qesh asnjëherë në ekran?
Geti: S’kam pse qesh kot, edhe po qesha nuk hap dot gojën shumë prej mustaqeve, deri tani qesha.
Marina: Nëse s’do ishe këngëtar çfarë do ishe?
Geti: Kasap ose kuzhinier.
Marina: Partnerja jote gjëja më e mirë që të jep është…
Geti: Zemra.
Marina: Kur të ka vënë ndonjëherë në siklet partnerja?
Geti: Gjithmonë, Marina është një njeri që harron shumë dhe nuk di të gënjejë.