Hani këto ushqime për rigjenerim të lëkurës

Hani këto ushqime për rigjenerim të lëkurës

Kur temperaturat bien, lëkura preket menjëherë. Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti

Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar. Këto janë disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.

Vezët

Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese. Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Lakra

Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën. Sipas ekspertëve të ushqimit, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C. Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.

Shega

Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit. Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja, përcjell Vizion Plus.

Patatet e ëmbla

Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti. Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik. Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.

Arrat

Arrat janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3 por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës. Përmes këtij acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.

Shpërndaje në: