Arsyeja për të cilën duhet t’i hani më shpesh kikirikë

Arsyeja për të cilën duhet t’i hani më shpesh kikirikë

Kikiriku është një ushqim plot përfitime për shëndetin tuaj. Ai vjen nga Amerika e Jugut dhe i përket familjes së bishtajoreve, si dhe sojave.

Është një burim i mirë i proteinave dhe yndyrave dhe gjithashtu ka një përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve thelbësore. Acidi oleik që ai përmban mund të zvogëlojë kolesterolin e keq, kështu që kikirikët rekomandohen si parandalues për njerëzit në rrezik nga goditje në tru, transmeton KosovaPress.

Kikirikët ndihmojnë në humbjen e peshës, dhe pasi përmbajnë shumë kalori dhe yndyrë, konsumimi i tij do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.

Një përfitim tjetër nga kikirikët është parandalimi i formimit të gurëve, i cili gjithashtu kontribuon në lëkurën e shtrënguar dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Por për shkak të vlerës së kalorisë së kikirikëve, mos hani më shumë se një grusht në ditë.

Shpërndaje në: