Kina e rras në burg shkencëtarin që “editoi gjenet e foshnjeve”
Kina ka burgosur hulumtuesin që kishte qenë personazhi kryesor i shumë lajmeve të botës pas njoftimit se kishte qenë i përfshirë në lindjet e foshnjeve të para me gjenetikë të edituar.
He Jiankuu kishte thënë në një konferencë ndërkombëtare për editimin e gjeneve në nëntor të vitit të kaluar se kishte udhëhequr një projekt që kishte rezultuar në lindjen e foshnjeve binjake me një rezistencë të shtuar ndaj infeksioneve të sëmundjes Aids.
Megjithëse Dr.He nuk ofroi ndonjë evidencë, pas një hetimi nga autoritetet kineze konfirmuan se puna ishte bërë dhe se hulumtuesit “me qëllim kishin shmangur mbikëqyrjen”.
Dr.He-ja u dënua të hënën për praktikimin ilegal të mjekësisë dhe për thyerjen e rregullave të hulumtimit shkencor të Kinës. Ai u dënua me tri vjet burgim dhe u gjobit me një shumë që bën 350 mijë euro [3 milionë yuan].
Ky dënim u raportua nga mediumi shtetëror kinez Xinhua, që konfirmoi për herë të parë se një foshnje e tretë – nga një nënë tjetër prej dy binjakëve – ishte lindur si pjesë e projektit në fjalë.
Edhe dy të tjerë po ashtu ishin burgosur në lidhje me rastin./Periskopi