Majk e lë anash modestinë, për të rekordet janë rutinë
Reperi Majk nuk është modest kur është puna tek lëvdimet për vetvete.
Këtë ai e tregoi edhe sonte ku në një foto në InstaStory tha se për të rekordet tashmë janë normale.
“Rekorde? E bëj këtë sen që pesë vjet non stop, u bo rutinë, krejt normale. Zoti, ju bekoftë!”, ka shkruar ai.
Majk realizoi së fundmi “Hala” në bashkëpunim me Capital T e cila deri me tani ka mbi 5.4 milionë klikime.