Majk i bën diss Mozzik-ut: Më janë bërë rutinë rekordet
Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm së fundi ka shkruar një status në InstaStory në të cilin tha se ka 5 vite që e bën një gjë të tillë.
“Rekorde? e boj ket sen qe 5 vjet non stop, u bo rutin, krejt normale. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Majk.
Kujtojmë që reperi i njohur prej vitesh është aktiv, ndërsa as ky vit nuk ishte më ndryshe.
Kënga tij e fundit “Hala” erdhi në bashkëpunim me reperin Capital T.
Mozzik para disa ditësh ka publikuar një fotografi ku thoshte se thyen rekorde.