Sherr në koncertin e Robert Berishës, një i lënduar, tre në pranga
Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjilan në një lokal ku po performonte Robert Berisha.
Nga sherri ka mbetur një i lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar nga policia, raportojnë mediat kosovare.
Gjatë sherrit, Robert Berisha ishte duke kënduar në skenë si i ftuar special i mbrëmjes së Krishtlindjeve.
Mësohet se këngëtari ka ndaluar performancën kur ka parë sherrin.
Në një video të siguruar nga “Insajderi” shihet se 6 makina policie kanë ndërhyrë dhe njerëzit qëndrojnë jashtë të shokuar.
Ende nuk është zbuluar arsyeja e sherrit, por policia po heton për rrethanat e ngjarjes.