E godet të dashurin me llambë derisa ishte në gjumë (Foto)
Udhëheqësja e emisioneve televizive Caroline Flack nga Britania e Madhe po përballet me gjykatën pas incidentit që pati me të dashurin e saj 13 vjet më të ri.
Dje në Londër u mbajt një seancë gjyqësore kundër Flack, e cila akuzohet për rrahjen e Lewis Burton.
Konflikti ndodhi pasi Burton u kap duke shkëmbyer mesazhe me një grua tjetër, dhe në gjyq mund të dëgjohej se Flack e kishte goditur të dashurin e saj me një llambë ndërsa ai ishte duke fjetur.
Burton tha se ishte në gjumë kur Caroline e goditi në kokë dhe i shkaktoi lëndime. Ata të dy ishin mbushur me gjak, dhe një prej oficerëve të policisë e krahasoi skenën me një film horror, tha prokurori në gjyq.
Lewis raportohej se ishte duke u takuar një grua 20 vjet më të re se Caroline, fakti që e bëri këtë të fundit të inatosur.
Dhuna u raportua nga fqinjët dhe për shkak të zhurmës që bëri Caroline, ajo u paraburgos nga policia.
Por nuk janë të gjitha. Konkretisht, ish-partneri i Caroline, Andrey Brady, gjithashtu zbuloi se ajo ishte jashtëzakonisht agresive ndaj tij.