Juria e Eurovizionit ia dha fitoren Elvana Gjatës
Janë publikuar pikët e Festivalit të RTSH-së.
Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata finale e “Festivalit të RTSh-së” në Pallatin e Kongreseve, shkruan lajmi.net.
Fituese u shpall këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”, ndërsa e dyta ishte Elvana Gjata “Me tana”, duke lënë të tretën këngëtaren Sara Bajraktarin me këngën “Ajër”.
“Rtsh.al” ka publikuar pikët e plota për konkurrentët, të votuar nga juria e përbërë nga Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se si juria e Eurovizionit i dha pikë të larta Elvanës ndërsa ajo shqiptare e penalizoi duke e vendosur në vendin e dytë.
Në vazhdim ua sjellim listat e plota në të cilat vihet re ky detaj, e cila ishte arsyeja mbetet të shihet.