Kjo është ëmbëlsira HIT në YouTube

Kjo është ëmbëlsira HIT në YouTube

Për shqiptarët, ëmbëlsirat si pannacotta, tiramisu, cheesecake, tartë me luleshtrydhe, profiteroles etj., mund të jenë shumë gjëra, si fiksimi i momentit, të përsosura për t’u postuar në Instagram apo antistres, por kurrsesi nuk mund të konkurrojnë ëmbëlsirën e preferuar: Bakllava!

Në YouTube, rezulton se bakllavaja është në total ëmbëlsira më e klikuar nëse grumbullojmë të gjitha videot që përmbajnë recetën e saj. Siç mund ta shihni në vijim, klikimet për video arrijnë deri në më shumë se 1 milion. E vetmja që mund ta konkurrojë ëmbëlsirën hit të Vitit të Ri është bakllavaja e Gjikos dhe Butrintit.

Pa dashur t’ju lëndojmë më shumë seç duhet, ju lëmë në shoqërinë e këndshme të videove të mëposhtme. Këshillohet të mos i hapni nëse jeni të uritur.

Shpërndaje në: