Femrat shqiptare më të bukurat
Bukuria shqiptare nuk krahasohet me asnjë në botë. Padyshim se femrat shqiptare janë të mrekullueshme, origjinale dhe shpesh herë shumë të arritshme në jetën profesionale.
Të tilla janë edhe pesë modelet shqiptare, që e bëjnë edhe më të bukur syrin e një aparati fotografik.
Bernarda Islamaj është vetë engjëlli i bukurisë, e tillë duket edhe në një fotografi të përbashkët me yjet e tjera si Meg Luka, Dorina Gegici, Sindi Myftari e Xhesika Gjinaj, transmeton Indeksonline.
Modelet kanë pozuar para fotografit të shkëlqyer, Endrit Mertiri që tregon më së miri se sa të bukura janë shqiptaret.
Padyshim se pas tyre renditen edhe shumë vajza të tjera, që shkëlqejnë në çdo paraqitje që kanë.