Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta modelja e famshme
Është ndarë papritur nga jeta në moshën 30-vjeçare modelja Mama Cax.
Edhe pse me këmbën protezë, ajo ishte tepër e kërkuar në fushën e modës.
Ajo fluturoi nga Londra në New York për të realizuar një fotosesion kur papritmas u sëmur.
Cax e kaloi javën e kaluar në spital me dhimbje të forta barku dhe mpiksje gjaku, por nuk mbijetoi dot dhe u nda nga jeta më 16 dhjetor.
Familja publikoi një foto të modeljes në Instagram sot duke njoftuar vdekjen e saj:
“Me dhimbje dhe trishtim të jashtëzakonshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të Cacsmy Brutus (Mama Cax)”.
Kur ishte adoleshente modelja vuajti nga kanceri por e fitoi betejën.
“Si një e mbijetuar nga kanceri, ajo ishte mësuar të kalonte me sukses sfidat e jetës. Ajo luftoi shumë për të jetuar në ditët e fundit në tokë. Jemi të vetëdijshëm se kjo dhimbje do ndihet në gjithë botën dhe nuk do jetë e lehtë për askënd,”- shkroi familja e 30-vjeçares.