Ja çka tregojnë për shëndetin tuaj këto shenja në buzë
Çdo pjesë e trupi tonë ka një rëndësi të veçantë dhe është një tregues i veçantë për shëndetin e secilit.
Buzët janë një ndër pjesët e trupit të cilat kanë më se një milion nerva dhe janë shumë të ndjeshme dhe kanë nevojë të veçantë kujdesi.
Ndonjëherë ato mund të sinjalizojnë se keni probleme reale me shëndetin dhe duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre kushteve.
Për të pasur një shëndet sa më të mirë është e rëndësishme që të dini këto detaje:
Buzë të fryra
Ënjtja mund të jetë një shenjë e një reaksioni alergjik. Nëse keni vënë re se buzët tuaja bëhen më të mëdha sa herë që përdorni disa produkte kozmetike, shpëtoni prej tyre, përcjell Vizion Plus.
Buzë të thata dhe të çara
Tharja e buzëve tuaja mund të tregojë mungesë lagështie në pjesën tjetër të trupit. Mund të ndodhë edhe për shkak të temperaturës apo stresit. Në këtë rast, pini më shumë ujë dhe përdorni kremra hidratues. Gjithashtu, arsyeja e buzëve të çara mund të jetë një alergji.
Plasaritje në çepat e buzëve
Kur pështyma bllokohet në çepat e gojës, ajo than lëkurën dhe krijon plasaritje. Lagështira në çepat e buzëve, krijon kushtet për infeksione.