Të famshmit që vdiqën në rrethana të mistershme
Ndërruan jetë në mënyrë natyrale apo komplot?
Kurrë nuk është njohur arsyeja e vërtetë kur ndërruan jetë këta personazhe shumë të famshëm.
E pabesueshme, shokuese dhe e habitshme.
Kështu mund të përshkruhen shuarja e disa prej VIP-ave përgjatë historisë.
Versioni zyrtar ekziston, por teoritë surrealiste vazhdojnë të ushqehen me fakte shumë vite pas shuarjes së tyre.
Pse?
Sepse kanë qenë shumë të famshëm dhe sepse vdekja e tyre e papritur ka qenë e lidhur me situata ekstreme.
Diana, Princesha e Uellsit dhe Dodi Al-Fayed
Paparacët që i ndoqën u fajësuan për vdekjen e tyre, por Mohamed Al-Fayed tha se vdekja e të dyve ishte një komplot kundër princeshës së Uellsit.
Jeff Buckley
Ai dyshohet se hyri në lumin Wolf i veshur, sipas mikut të tij Keith Fonti i cili ishte me të. Trupi i tij u gjet pesë ditë më vonë
Bruce Lee
Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm, por teoritë tregojnë për një vrasje.
Elvis Presley
Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis.
Teoritë tregojnë për vetëvrasje për shkak të numrit të sëmundjeve të pësuara.
Marilyn Monroe
Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit e saj raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.
Brandon Lee
Djali i Bruce Lee vdiq gjatë filmimit të ‘The Croën’ pasi Michael Masee e qëlloi atë.
Arma u ngarkua me plumba të vërtetë, kur ata duhej të ishin bosh.
Michael Jackson
Ka shumë teori në lidhje me vdekjen e tij: nga neglizhenca mjekësore në vetëvrasjen e Mbretit të Popit.
George Reeves
Shkaku zyrtar i vdekjes së tij është vetëvrasja, por shumë teori e konsiderojnë vdekjen aksidentale.
David Carradine
Ai u gjet në dhomën e tij të hotelit i varur.
Versioni zyrtar flet për vetëvrasje, por teoritë tregojnë për një aksident erotik.
Amy Winehouse
Autopsia tregoi një mbidozë dhe një konsum të tepruar të alkoolit, por artistja e re po rehabilitohej, kështu që vdekja e saj është ende e mbështjellë me një atmosferë misterioze.
Jimi Hendrix
Ai vdiq i asfiksuar nga të vjellat e tij, por ish-asistenti i tij James Tappy Ëright që në vitin 2009 tha se ai u vra nga menaxheri i tij Michal Jeffery kur ndaloi së punuari me të.
Kurt Cobain
Këngëtari i Nirvanës bëri vetëvrasje me një të shtënë në kokë, por detektivi privat Tom Grant, i punësuar nga Courtney Love, tregon për një vrasje.
Brittany Murphy
Ajo vdiq nga pneumonia dhe, muaj më vonë, burri i saj u gjet gjithashtu i vdekur.
Pas disa analizave mjedisore të shtëpisë dhe trupit të aktores u gjetën disa metale helmuese.
Nuk dihet nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.
Heath Ledger
Ai vdiq nga një dehje si pasojë e kombinimit të gjashtë barnave, por kurrë nuk u bë e ditur se kush e kishte përshkruar këtë grup ilaçesh.
Tupac Shakur
Ai mori disa të shtëna nga një makinë dhe ende nuk dihet se kush e vrau.
Shenjat tregojnë për luftën e bandës.
John F. Kennedy
Një snajper e goditi atë me tre të shtëna.
Thuhet se ishte Lee Harvey por ka ende disa detaje që nuk përputhen.
James Dean
Ai ishte i vetmi prej atyre të përfshirë në aksident që u lëndua, të tjerët mbetën të padëmtuar.