Amerikanët thyejnë paragjykimet: E shpallin miss një shkencëtare
Kurorën e ‘Miss Amerika’ për 2020 e ka marrë një biokimiste nga Virxhinia.
24-vjeçarja Camille Schrier ka thyer mitet dhe stereotipet se miss shpallen vetëm femrat e bukura, por jo të zgjuara.
Përveç kurorës, Schrier fitoi dhe një bursë prej 50,000 dollarësh.
Pasi mori çmimin, Schrier tha se shpresonte të “thyejë stereotipet për atë që do të thotë të jesh Miss Amerika në vitin 2020”.
Schrier ka diploma në shkencë dhe po studion për doktoraturën në farmaci në Universitetin e Commonëealth të Virginia-s.
Që nga viti 2018 konkursi ka provuar të sjellë disa ndryshime për të përmirësuar imazhin e tij, duke mos u përqendruar vetëm në kriteret e pamjes për vlerësimin e konkurenteve.
Organizatorët thonë se ndryshimet kanë inkurajuar më shumë gra të reja për të marrë pjesë.
Ato shfaqin talentin e tyre dhe intervistohen për pasionin, inteligjencën dhe kuptimin e rolit të Miss Amerika.(TemA)