Android 11 mund ta ketë opsionin e planifikimit të aktivizimit të dark mode
Ky është një vendim i pazakontë i kompanisë, pasi që funksioni është tashmë i pranishëm në njërën nga beta buildet për Android 10. Kompania Google më pas e hoqi atë, duke i cekur problemet me interfejsin e përdoruesit.
Gjithashtu, është theksuar se llogaritja e kohës për agim/muzg mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, gjë që mund të çojë në një përvojë jocilësore të përdoruesit, raporton Neowin.
Tani si duket versioni i ardhshëm i Androidit më në fund do të mund ta implementojë mundësinë e aktivizimit/fikjes së Dark mode, shkruan KOHA Ditore. Google e ka rregulluar bugun në këtë pjesë të aplikacionit në Android, ndërsa funksioni është shënuar si “i disponueshëm në lansimet e ardhshme të Androidit”, gjë që me gjasë do të jetë Android 11.
Deri atëherë, përdoruesit do të duhet të mbështeten në aplikacionet eksterne, të cilat e ofrojnë një funksion të ngjashëm për telefona.